
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, bëhet baba për herë të parë!
E Martë 19 Gusht 2025, 16:04
Dritare.net
Ish-banori i emisionit të njohur Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka ndarë një lajm të gëzuar me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai dhe partnerja e tij, Elmedina, janë bërë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre të vogël, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Noe.
Mirdoni ka postuar në Instagram një fotografi të parë familjare, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen dhe i ka uruar mirëseardhjen me fjalët:
“Mirë se vjen Noe, baba më i ri në shehër”.

















