
Aksidenti tragjik në Sarandë/ 24-vjeçari që përplasidy motrat, zyrtar në Ministrinë e Brendshme!
Dritare.net
Një aksident tragjik në aksin Delvinë–Sarandë la të vdekur dy motrat, Rozina dhe Elvisa Dhimaku, dhe plagosur rëndë një vajzë tjetër.
Sipas burimeve zyrtare, 24-vjeçari Kevin Nora, i cili përplasi mjetin e dy motrave, punon si specialist në Ministrinë e Brendshme.
Si ndodhi aksidenti
Sipas raportimeve të policisë 23-vjeçari Kevin Nora, duke drejtuar një automjet tip Audi, po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Gjirokastrës. Ai tentoi të parakalojë një mjet tjetër, por për shkak të parakalimit të gabuar, automjeti i tij kaloi në korsinë e kundërt ku po udhëtonin dy motrat, duke shkaktuar përplasjen kokë më kokë me automjetin tip Lancia që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.
Përplasja ka qenë kaq e fortë saqë makinat u dëmtuan rëndë, dhe njëra prej tyre u përmbys në mes të rrugës. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, drejtuesja 22-vjeçare humbi jetën sëbashku me motrën e saj, Rozina Dimaku, 20 vjeçe.
Kush ishin dy motrat që humbën jetën
Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe, ishte drejtuesja e automjetit “Lancia”, ndërsa motra e saj, Rozina Dhimaku, 20 vjeçe, ishte pasagjere. Rozina mësohet se studiohej për Mjekësi, ndërsa Elvisa ishte një vajzë e dashur dhe e njohur në komunitetin e tyre. Tragjedia la të shokuar familjen dhe komunitetin lokal, duke i prekur thellë të gjithë që i njihnin.
Një pasagjere tjetër, Antonela Zhupa, 24 vjeçe, u dërgua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët po monitorojnë gjendjen e saj dhe po kryhen të gjitha procedurat për të siguruar trajtimin e duhur./E.P-dritare.net

















