Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

The New York Times: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

The New York Times: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjatë Shqipërisë, duke e cilësuar vendin tonë si një nga destinacionet më tërheqëse të momentit në Europë. Artikulli thekson kombinimin unik të plazheve mahnitëse, natyrës së paprekur, historisë mijëravjeçare dhe çmimeve të përballueshme që po tërheqin miliona turistë çdo vit.

The New York Times: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Bukuritë bregdetare

Në fokus të shkrimit janë qytetet bregdetare si Saranda, Dhërmiu, Borshi dhe Ksamil, të cilat po bëhen gjithnjë e më të njohura falë ujërave të kristalta dhe peizazheve që shpesh krahasohen me Maldive. Veçanërisht Ksamilin, gazeta e përshkruan si një resort modern ku turistët shijojnë muzikën, sportet ujore dhe pushimet mes gjelbërimit e ishujve të vegjël.

The New York Times: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Trashëgimia kulturore

“The New York Times” veçon gjithashtu Parkun Kombëtar të Butrintit, një pasuri arkeologjike që përfshin teatro antike, baptistere bizantine dhe ujësjellës romakë, duke e cilësuar si një “ëndërr për dashamirësit e historisë”.

The New York Times: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Në të njëjtën kohë, artikulli ndalet edhe në qytetet muze të mbrojtura nga UNESCO, si Berati dhe Gjirokastra, të cilat ofrojnë një përzierje të rrallë arkitekture, historie dhe mikpritjeje tradicionale.

The New York Times: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Një destinacion në rritje

Shifrat e turizmit flasin vetë: vetëm vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan 11.7 milionë turistë, një rritje e ndjeshme nga viti paraardhës. Përveç plazheve dhe monumenteve historike, vizitorët po tërhiqen edhe nga natyra e paprekur në veri, me male, liqene dhe Parkun Kombëtar të Vjosës, i shpallur një nga 52 destinacionet më të bukura për të vizituar në vitin 2023.

The New York Times: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Shqipëria, ende ekzotike

“Shqipëria mbetet ende një vend ekzotik për shumë njerëz,” – citohet në artikull Frenkli Prengaj, operator turistik i cili organizon ture në vend. Pikërisht ky kombinim i natyrës, historisë dhe kulturës autentike po e shndërron Shqipërinë në një pikë referimi për turizmin mesdhetar./L.F-dritare.net