Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri!

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri

Në fshatin Miras të Korçës është shfaqur një vatër zjarri që po djeg një masiv pyjor me pisha. Për shkak të terrenit malor, ndërhyrja nga toka me mjete zjarrfikëse është e vështirë.

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri

Për këtë arsye, është angazhuar helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po punon për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri

Ky është zhvillimi i fundit i situatës, ndërsa vendi është përballur këto ditë me zjarre të shumta nëpër vend, veçanërisht në zonat malore dhe pyjore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në natyrë.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave 2 aktive, 3 nën monitorim dhe pjesa tjetër e vatrave është izoluar dhe shuar.

Vatrat aktive:
Delisuf, Vlorë: Zjarri ka nisur më 25 gusht në pyllin e Pishë-Poros dhe vazhdon të djegë trungje. Në terren janë 30 forca zjarrfikëse dhe bashkiake, 20 efektivë të FA dhe 3 automjete. Intensiteti i zjarrit është i ulët.


Miras, Devoll: Vatra pyjore me pisha po digjet ende. Po punojnë rreth 70 forca vendore të MZSH, bashkisë dhe vullnetarë. Për shkak të terrenit malor është aktivizuar edhe helikopteri i FA për izolimin e flakëve.


Vatrat nën monitorim:
Skrapar (Bogovë): Zjarri është nën kontroll, por po mbahet nën vëzhgim.
Pezë Helmës: Vatra të izoluara në Kodrat e Caushit, nën monitorim.
Korçë (Parku Natyror Gërmenj): Vatra e riaktivizuar në zonën e Piramidave 14–15, e izoluar dhe e monitoruar.


Autoritetet bëjnë apel për qytetarët dhe turistët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin zonat e rrezikuara, ndërsa punonjësit e emergjencave mbeten në terren për të mbrojtur komunitetin dhe natyrën./E.P-dritare.net