Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada amerikane nderon Policinë e Shtetit!

Ambasada amerikane nderon Policinë e Shtetit!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë falënderoi sot Policinë e Shtetit për shërbimin në sigurinë e Ambasadës.


Ambasada ka zhvilluar sot një ceremoni mirënjohjeje në nderim të punonjësve të Policisë së Shtetit, ku mori pjesë e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, si edhe Zyra Rajonale e Sigurisë.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me forcat e rendit shqiptare, duke theksuar se disa prej efektivëve të nderuar kanë shërbyer pranë ambasadës për më shumë se 15 vite.

“Një falënderim për Policinë e Shtetit që e bën ambasadën tonë më të sigurt çdo ditë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e vlerëson thellësisht partneritetin me forcat e rendit në Shqipëri për të penguar kërcënimet dhe për të mbrojtur qytetarët tanë”, thuhet në postimin e ambasadës./E.P-dritare.net