Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama paralajmëron masa për “varrezat” e makinave dhe për harmonizimin me direktivat e BE

Rama paralajmëron masa për “varrezat” e makinave dhe

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku varrezat e makinave janë të ligjëruara pa një bazë ligjore, duke paralajmëruar masa për pastrimin dhe trajtimin e tyre.

Rama tha se ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve synon përputhjen 100% me direktivat e Bashkimit Europian dhe përfshin masa për ndarjen në burim të mbetjeve dhe përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve, përfshirë letra, qelq dhe automjete.

“Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjithë këtyre varrezave,” tha Rama, duke shtuar se ligji pritet të kalojë në Kuvend brenda këtij viti, duke rregulluar përgjegjësitë e prodhuesve, shpërndarësve dhe importuesve për trajtimin e materialeve të tyre si ambalazhe, pajisje elektrike apo automjete./L.F-dritare.net