Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shuhet Naun Shundi, Gonxhja: Dha shpirt e jetë për skenën shqiptare!

Shuhet Naun Shundi, Gonxhja: Dha shpirt e jetë për skenën

Aktori dhe regjisori i njohur, Naun Shundi, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në skenën dhe kinematografinë shqiptare.

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Naun Shundi. Gonxhja thotë se aktori dha shpirt e jetë për skenën shqiptare.

“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur Naun Shundi, pas një beteje shëndetësore me sëmundje të rëndë. Artisti që dha shpirt e jetë për skenën shqiptare, do të kujtohet gjithmonë për rolet e tij të paharrueshme dhe dashurinë që përcolli tek publiku. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për humbjen e një figure të shquar, që do të mbetet përherë pjesë e identitetit tonë kulturor”, shkruan Gonxhja./E.P-dritare.net