Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Universitetet shtetërore më të preferuar nga maturantët, ja degët me më pak aplikime këtë vit!

Universitetet shtetërore më të preferuar nga maturantët, ja

Universiteti i Tiranës është përzgjedhur nga 60% e maturantëve për vitin e ri akademik duke treguar një preferencë të qartë të studentëve për arsimin publik mbi atë privat.

Një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, shprehet se numri i studentëve ka shënuar rritje, duke konfirmuar tërheqjen që ka UT ndaj të rinjve që synojnë të ndjekin studimet e larta në Shqipëri.

Megjithatë, problemet mbeten në degët e mësuesisë dhe kryesisht në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku këtë vit ka pasur 600 aplikime më pak. Një numër i ulët aplikimesh pritet gjithashtu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në profilin e mësuesisë të Fakultetit të Histori-Filologjisë.

Regjistrimi i studentëve të rinj nis të premten, më 29 gusht, dhe do të zhvillohet për raundin e parë në 7 faza, secila 48-orëshe. Procesi do të vijojë më pas me raundin e dytë për plotësimin e kuotave të mbetura bosh./TCH