Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lufta në Ukrainë/ Von der Leyen: Miratuam paketën e 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë, po përgatisim të 18-ën

Lufta në Ukrainë/ Von der Leyen: Miratuam paketën e 17-të

Bashkimi Evropian ka miratuar zyrtarisht paketën e 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë, si përgjigje ndaj agresionit të vazhdueshëm në Ukrainë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar gjithashtu se është në përgatitje edhe paketa e 18-të e sanksioneve.

Kjo paketë e re përfshin masa të reja ndëshkuese që synojnë rreth 200 anije të ashtuquajturës "flotë hije" të Rusisë, të cilat përdoren për të shmangur kufizimet në eksportet e naftës . Gjithashtu, sanksionet përfshijnë ndalime ndaj individëve rusë për sulme kibernetike, shkelje të të drejtave të njeriut dhe akte sabotimi në Evropë.

Presidentja von der Leyen theksoi se është koha për të rritur presionin mbi Rusinë për të arritur një armëpushim në Ukrainë, duke shtuar se BE-ja nuk do të ndalet derisa Rusia të ndalë agresionin ndaj Ukrainës./K.C/dritare.net