Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flutura Açka: Ja pse i humbi PD-ja zgjedhjet e 11 majit! Përsëritëm gabimin e Bashës në 2021!

Flutura Açka: Ja pse i humbi PD-ja zgjedhjet e 11 majit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka bërë një analizë të fortë dhe të drejtpërdrejtë mbi shkaqet e humbjes së PD-së në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë një interviste në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, Açka theksoi se retorika politike e partisë ishte e dështuar dhe e përqendruar gabimisht te figura e Sali Berishës.



“Për mua ishte e gabuar që e gjithë retorika zgjedhore u fokusua te Sali Berisha. Bëmë të njëjtin gabim që bëri Lulzim Basha në vitin 2021. Duket se PD nuk po arrin të mësojë nga e shkuara,” – deklaroi Açka.
Sipas saj, ndërkohë që Edi Rama punon në grup dhe promovon bashkëpunëtorët e tij, Partia Demokratike ka dështuar të ndërtojë një ekip të dukshëm dhe të besueshëm.
“Partia duhet ta bëjë grupin e saj më të dukshëm, dhe këtë nuk e bën dot Sali Berisha. Ai nuk i paraqet anëtarët si pjesë të një stoli të fortë, siç do të duhej. Kjo është një nga arsyet pse nuk ngjallim më besim.”
Deputetja ka komentuar edhe çështjen e vulës së PD-së, duke e cilësuar si një tjetër arsye që e ka dëmtuar rëndë besueshmërinë e partisë.
“Mos harrojmë çfarë ndodhi me vulën. I gjithë muri që ne ngritëm ishte i ngritur mbi alibi, mbi diçka që nuk ishte e vërtetë. Shqiptarët e kuptuan këtë shumë mirë. PD gënjen kur të shikon në sy, dhe përsëri gënjen,” – shtoi Açka me tone të ashpra./E.P-dritare.net