Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flutura Açka: PD-ja e dinte humbjen!

Flutura Açka: PD-ja e dinte humbjen!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur me sinqeritet të plotë për humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, gjatë një interviste në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV.
Açka pranoi se humbja ishte e pritshme, si pasojë e zhvillimeve negative që kanë shoqëruar partinë gjatë katër viteve të fundit.
“Ne e dinim që do të humbnim dhe e kishim pranuar këtë. Nuk është vetëm çështja se Edi Rama fitoi, por brenda asaj fitoreje të madhe fshihet edhe një humbje e madhe për ne,”– u shpreh Açka.


Sipas saj, rezultati ishte aq i thellë sa edhe vetë kryeministri Rama është tronditur nga përmasat e fitores.
“Ai hyri në fushatë dhe këmbënguli për votën e diasporës, duke projektuar tek populli diçka që nuk e kishin menduar më parë. Edhe ai vetë kishte drojë nëse do të fitonte apo jo por ja doli,” shtoi deputetja.
Në një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj lidershipit të PD-së, Açka u shpreh se që nga momenti që rezultati u bë i qartë, partia është “fshehur pas gishtit”, pa asnjë reagim zyrtar.
“Lideri i PD-së dhe gjithë lidershipi janë zhdukur, është lënë gjithçka në duart e Facebook-ut. Asnjë reagim zyrtar, asnjë analizë reale,” tha Açka.
Në analizën e saj personale, Açka renditi se ekzistojnë 30 arsye pse PD humbi, por theksoi me ironi se ka 330 arsye pse PS fitoi.
Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur kërkohen me ngulm reflektim dhe riorganizim brenda radhëve të opozitës./E.P-dritare.net