Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kokalari shpërthen ndaj Berishës: I sëmurë psiqik që s’e kupton se duhet të largohet!

Kokalari shpërthen ndaj Berishës: I sëmurë psiqik që

Evi Kokalari ka bërë një deklaratë të fortë në Facebook ndaj Sali Berishës. Ajo thotë:

“Të jetë njeriu kaq i trashë sa s’kupton që duhet të ikë por vazhdon insiston duke u shtirur si misionar, vetëm Sali Berisha e bën."

Ajo vijon me tone akoma më të ashpra, duke theksuar se:

“Realisht mendoj që Berisha do t’i bjere murit me kokë derisa të jap shpirt nga plagët e vetshkaktuara. Ka një arsye pse njerëzia thotë se murit me kokë nuk i bihet. Duhet të jesh i sëmurë psikik të mendosh ndryshe.”

Kjo deklaratë është në vazhdën e përplasjes së hapur që Kokalari ka pasur me Berishën dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike, veçanërisht pas krizës së brendshme në këtë forcë politike./K.C/dritare.net