Na ndiqni edhe në

Emisionet

Flutura Açka: Si e njoh unë Linda Ramën!

Flutura Açka: Si e njoh unë Linda Ramën!

Në një intervistë të sinqertë për emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në DritareTV, shkrimtarja dhe ish-deputetja Flutura Açka foli për herë të parë publikisht për marrëdhënien e saj të hershme me Linda Ramën, bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama.

“Unë e njoh që nga fakulteti. Kemi mbaruar bashkë shkollën. Është një vajzë shumë e mirë, një ekonomiste shumë e zonja.”, u shpreh Açka për bashkëshorten e kryeministrit.

Ajo shtoi se Linda Rama është treguar një grua me shumë durim dhe përkushtim, përballë një jete të vështirë në krah të një figure politike të fortë si Edi Rama.

“Nuk është e lehtë të jesh bashkëshortja e një kryeministri, aq më tepër të një burri me kaq shumë pushtet.", tha Açka ndër të tjera./K.C/dritare.net