Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekzekutohet Selami Hasani në Fier, i njohur si “Sel Çami”, plagoset nipi i tij

Ekzekutohet Selami Hasani në Fier, i njohur si “Sel

Selami Hasani, 60 vjeç, i njohur si “Sel Çami” ose “Seli i Malit”, u ekzekutua me armë zjarri paraditen e sotme në oborrin e banesës së tij, në lagjen “1 Maji” në Fier. Në atentat mbeti i plagosur edhe nipi i tij, 47-vjeçari Jakup Hasani, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit.

Sipas Policisë, autorët, dy persona të maskuar, zbritën nga një automjet dhe qëlluan drejt Hasanit, i cili në atë moment po punonte në pjesën e jashtme të oborrit. Pas atentatit, ata dyshohet se u larguan në drejtim të Vlorës. Një automjet tip “Volvo”, i dyshuar si i përdorur në krim, u gjet i djegur në zonën e Ndërmenasit, në aksin Fier–Vlorë.

Policia ngriti postblloqe në disa akse rrugore, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Një nga pistat kryesore të hetimit është hakmarrja, për shkak të hasmërisë së vjetër mes Hasanit dhe Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.

Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Ben Qimes, në vitin 2002. Në të njëjtën ngjarje u vra edhe kambisti Esat Tare, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Ai kishte dalë nga burgu prej disa vitesh.

Pas vrasjes, policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e Ben Qimes, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes./L.F-dritare.net