Rikthehet në krye të Nvidia, Jensen Huang: Mezi pres të nis punën
Dritare.net

Bordi i Nvidia ka rikthyer Jensen Huang në detyrën e CEO-s dhe presidentit të kompanisë, me efekt të menjëhershëm. Vendimi u mor unanimisht, ndërsa bordi e cilësoi Huang si personin e duhur për të udhëhequr kompaninë, në interes të aksionarëve, punonjësve, partnerëve dhe klientëve.
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Nvidia, bordi shprehu besimin te Huang dhe vlerësoi rikthimin e tij në drejtimin e kompanisë.
Huang, në reagimin e tij, u shpreh se ndihet i nderuar të rikthehet në Nvidia dhe të drejtojë një prej kompanive më të rëndësishme të teknologjisë në botë, në fillim të një revolucioni të ri industrial.
“E marr këtë përgjegjësi me përulësinë më të madhe dhe një angazhim të ripërtërirë. Mbi të gjitha, jam mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen e familjes sime. Mezi pres të rikthehem në punë”, deklaroi Huang./L.F-dritare.net