Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Halli i La Civitas pas humbjes së Berishës! Flet Roland Bimo!

Halli i La Civitas pas humbjes së Berishës! Flet Roland Bimo!

Në një intervistë për DritareTV me Dritan Hilën, ish-ambasadori Roland Bimo tha se mungesa e një reagimi nga SHBA për zgjedhjet në Shqipëri lidhet me paqartësinë në administratën amerikane pas 20 janarit dhe një proces të brendshëm ristrukturimi.

Ai theksoi se lobimi në SHBA ka marrë përmasa të mëdha pas vendimeve të Gjykatës së Lartë që lejojnë financime të pakufizuara, por shtoi se lobimi ndërkombëtar është shumë më i ndërlikuar dhe nuk mund të ndryshojë procedura të shtetit amerikan.

Për rastin e Laci Vitës, Bimo u shpreh skeptik për ndikimin e tij real në politikën amerikane apo shqiptare, duke thënë se më shumë rëndësi ka emri që përfaqëson sesa përmbajtja që ofron. Ai ngriti shqetësimin se këto taktika ndikojnë negativisht në perceptimin e publikut dhe sjellin pasivitet elektoral në Shqipëri.

“La Civita mund të jetë strateg i fushatave, por të japë mend për politikën ndërkombëtare është diçka që nuk shkon. Më duket se është thjesht një markë që përpiqet të impresionojë.", tha ai./K.C/dritare.net