Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkencëtarja nga Vlora merr çmimin prestigjioz në SHBA!

Shkencëtarja nga Vlora merr çmimin prestigjioz në SHBA!

Shkencëtarja nga Vlora Eneda Toska që punon si asistente profesoreshë e onkologjisë në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, është nderuar me çmimin prestigjioz “AACR Cancer Research Early Career Award” nga Shoqata Amerikane për Kërkime mbi Kancerin (AACR). Ky çmim i është dhënë për kontributin e saj të jashtëzakonshëm si kërkuese e re në fushën e kërkimeve për luftën kundër kancerit, veçanërisht në studimin e kancerit të gjirit dhe epigjenetikës.

Shkencëtarja nga Vlora merr çmimin prestigjioz në SHBA!

Dr. Toska ka një karrierë të shquar në kërkimin shkencor, duke përfshirë çmime të tjera si “Next Generation Star” në vitin 2021 dhe “Breast Cancer Alliance Young Investigator Award”. Ajo ka themeluar laboratorin e saj kërkimor në Johns Hopkins, ku fokusohet në studimin e mekanizmave epigjenetikë dhe përgjigjeve terapeutike në kanceret e ndikuar nga hormonet.

Ky çmim është një njohje e rëndësishme për punën e saj dhe një shembull frymëzues për komunitetin shkencor shqiptar dhe më gjerë.

Shkencëtarja nga Vlora merr çmimin prestigjioz në SHBA!

Dy vjet më parë, profesoreshë Eneda Toska dha intervistën e parë për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTV. Dr.Eneda tregoi për gazetaren Rudina Xhunga rrugëtimin e saj nga Vlora, për në Nju-Jork për t’u bërë shkencëtare. Ndonëse nuk donte të ikte nga Vlora, sepse si adoleshente jetën e kishte krijuar në qytetin e zemrës, duket se rrugëtimi drejt Amerikës i hapi dyer të reja në fushën ku ajo gjeti veten, atë të shkencës, për studimin e biologjisë dhe gjenetikës së kancerit të gjirit.

Unë kam ikur nga Vlora që në moshën 15-vjeçare, atëherë kur erdha për në SHBA. Erdha në SHBA pasi prindërit fituan lotarinë amerikane në vitin 2002. Unë në fakt desha të rri në Vlorë, ishte jeta shumë e bukur, kisha plazhin afër, kisha shoqërinë time, isha një adoleshente që më pëlqente shkolla “Ali Demi”, ku bëra gjimnazin. Unë nuk desha të iki nga Vlora. Por prindërit deshën një të ardhme me të mirë për ne, sakrifikuan punën e tyre, të ardhmen e tyre në Shqipëri se ishte më e mirë për ta se kjo në Amerikë. Në Amerikë luftova shumë që të krijoja shoqëri të re, të mësoja gjuhën. Dhe takimi i parë me shkencën filloi në universitet. Një profesor dalloi te mua një shkëndijë që mund të bëhesha shkencëtare. Pas punimeve, projekteve në universitet, vazhdova edhe doktoraturën për biologji, gjenetikë dhe për kacerin. Për kancerin sepse është temë sensitivë për të gjithë ne. Prindërit sakrifikuan shumë për mua. Ata ishin shtysa ime e parë, më dhanë mundësinë që të bëja shkollimin në universitetet më të mira, me fondet e tyre, por edhe unë punoja 3 punë. Shkoja në Vlora, e kaloja verën atje dhe ky ishte një motivim shumë i madh për mua. Gjatë vitit unë punoja shumë fort që të bëja para për në verë, por edhe që të kisha para si për anën akademikë, ashtu edhe për atë shkencore. Gjatë gjithë kohës unë shkoja në laboratore, sikur një mundësi e vogël të më jepej. Aty lindi shkëndija ime e parë. Prindërit e mi ishin shtysa, por edhe mentorët e mi.

Unë jam asistent-profesore e onkologjisë tek Universiteti Johns Hopkins, shkolla e mjekësisë ku jam shkencëtare dhe investigatore në laboratorin tim, ku trajnoj një grup shkencëtarësh që studiojnë biologjinë dhe gjenetikën e kancerit të gjirit me qëllim që të zbulojnë kura të reja që mund të përmirësojnë e zgjasin jetën a pacienteve me këtë tumor. Unë kam kryer shkollën e lartë bachelor në biologji dhe kimi nga Nazareth College of Rochester cum laude, dhe masterin në Universitin e Buffalo në New York magna cum laude, dhe kam mbaruar doktoraturën për gjenetikën dhe biologjinë e kancerit po në këtë universitet. Vazhdova trajnimin e postdoktoraturës në kurat e fundit të kancerit të gjirit tek insituti i kancerit më i vjetër në botë, Memorial Sloan Kettering Cancer Center kur u trajnova me mentorin dhe shkencëtarin me famë botërore për kurat kundër kancerit të gjirit, Jose Baselga. Aty ngjita shkallët në senior scientist dhe ne 2021-shin hapa laboratorin tim si shkencëtare e pavarur te Universiteti Johns Hopkins. Kam marrë shumë nderime dhe çmime. Ndër këta është titulli Next Generation Star (Ylli i Gjeneratës së re për kancer) 2021, i organizatës shkencore American Association for Cancer Research, Breast Cancer Alliance Young Investigator Aëard, dhe disa grante prestigjioze nga Instituti i Shëndetit Federal në SHBA. Së fundmi mora çmimin për kontributin e jashtëzakonshëm në luftën ndaj kancerit. Ishte nder i madh që nuk e prisja. Ishte një vlerësimin i madh që u behej shkencëtarëve të rinj për punën që bëjnë ata në rangun ndërkombëtar.”, u shpreh Dr.Eneda për DritareTv./K.C/dritare.net