Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Papa i drejtohet Izraelit: Mjaft më! Lejoni ndihmat, jeta e fëmijëve është në rrezik

Papa i drejtohet Izraelit: Mjaft më! Lejoni ndihmat, jeta e

Papa Françesku ka bërë sot një apel të fuqishëm ndaj autoriteteve izraelite, duke i kërkuar që të lejojnë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, ku situata humanitare është përkeqësuar ndjeshëm mes përshkallëzimit të luftimeve.

Nga sheshi i Shën Pjetrit, Papa u shpreh i tronditur nga vuajtjet që po përjetojnë civilët palestinezë, veçanërisht fëmijët. “I bëj thirrje me gjithë zemër autoriteteve izraelite që të lejojnë ndihmat humanitare të mbërrijnë tek populli i Gazës,” deklaroi ai. “Çmimin shkatërrues të këtij konflikti po e paguajnë të pafajshmit, sidomos fëmijët.”

Papa Françesku, i cili ka qenë vazhdimisht zë i paqes dhe dialogut, shprehu sërish shqetësimin për mungesën e aksesit në ndihma jetike si ushqimi, uji dhe ilaçet, duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë urgjentisht për të parandaluar një katastrofë edhe më të madhe humanitare.

Deklarata e Papës vjen në një kohë kur Organizatat Ndërkombëtare po paralajmërojnë për një kolaps total të sistemit shëndetësor dhe për një krizë të urisë në Gaza, si pasojë e bllokadës dhe luftimeve të pandërprera./K.C/dritare.net