Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Romeo Kara: Ish-ministrat që pritet të arrestohen!

Romeo Kara: Ish-ministrat që pritet të arrestohen!

Në një intervistë në emisionin "Dekalog" të Roland Qafokut në DritareTV, avokati Romeo Kara ka foli për drejtësinë dhe nevojën për reforma në Shqipëri. Ai theksoi se vendi ka nevojë urgjente për reforma të thella, veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

"Ne duhet të nxjerrim vërtetat tona dhe kemi nevojë për shumë reforma, sidomos në drejtësi", u shpreh Kara. Ai shtoi se është skeptik nëse ndonjë ministër, ish-ministër, kryeministër apo president do të mund të shpëtojë pa dhënë llogari për veprimet apo neglizhencat e së kaluarës.

Sipas tij, SPAK është në rrugë për të çuar përpara përgjegjësinë penale të të gjithë zyrtarëve të nivelit të lartë që kanë abuzuar me pushtetin. “SPAK nuk do lërë asnjë nga ish-ministrat apo kryeministrat pa dhënë llogari. Do shpëtojë vetëm ndonjë ministër i ri që s’ka pasur kohë të vjedhë. Të gjithë të tjerët i ke kandidatë për burg, nga Rama e Berisha.”

Deklaratat e Karës vijnë në një kohë kur hetimet e SPAK po thellohen dhe disa ish-zyrtarë janë përballur me drejtësinë. Mesazhi i tij është i qartë: askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është e pashmangshme./K.C/dritare.net