Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Juristi Romeo Kara: Pse Berisha nuk e donte fitoren më 11 maj!

Juristi Romeo Kara: Pse Berisha nuk e donte fitoren më 11 maj!

I ftuar në emisionin "Dekalog" të gazetarit Roland Qafoku në DritareTV, juristi Romeo Kara bëri deklarata të forta lidhur me situatën politike dhe rolin e Sali Berishës në opozitë. Ai u shpreh i bindur se Berisha, pavarësisht përpjekjeve për të mobilizuar elektoratin, nuk e dëshironte realisht fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

"Duke parë që opozita ishte peng dhe e paorganizuar, unë jam i sigurt që edhe sikur të fitonte më 11 maj, Berisha nuk e donte fitoren. Nuk e donte fitoren 100%", tha Kara.

Ai theksoi gjithashtu izolimin ndërkombëtar të liderit historik të PD-së:
"Nëse të ka mbyllur dyert Britania dhe Amerika, ato nuk hapen dyert me përralla. Ti zotëri je non-grata dhe më 24 mars të këtij viti të është komunikuar zyrtarisht akuza."

Sipas Karës, zhvillimet e fundit tregojnë qartë që Berisha është nën hetim aktiv dhe nuk ka ndonjë vendim që të ndalojë heqjen e statusit "non-grata", por kjo nuk mund të ndodhë pa një ndryshim real në qëndrimin e tij dhe pa përballje me akuzat./K.C/dritare.net