Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një avokat dhe një ish-punonjës policie. Kush janë të arrestuarit e megaoperacionit!

Një avokat dhe një ish-punonjës policie. Kush janë të

Në kuadër të megaoperacionit antidrogë "Ura", të zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, janë arrestuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Operacioni ka përfshirë qytete si Durrës, Vlorë, Fier dhe Tiranë, dhe ka çuar në sekuestrimin e pasurive me vlerë miliona euro.

Disa nga të arrestuarit e identifikuar janë:

Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, një emër i njohur në Durrës për aktivitetet e tij kriminale.

Ligor Çombashi, administrator i kompanisë së autobusëve “Ligori Travel”, i arrestuar në Fier.

Orges Molla, i ndaluar në kuadër të hetimeve për përfshirje në rrjetin kriminal.

Armand Tragaj, avokat në Durrës, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie.

Një ish-punonjës policie, emri i të cilit nuk është bërë publik, por që dyshohet për bashkëpunim me grupin kriminal.

Hetimet kanë zbuluar se grupi kriminal kishte një strukturë të mirëorganizuar dhe ishte i përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Evropës, me qendër operacionale në Durrës. Bashkëpunimi mes SPAK, Antimafias italiane, Eurojust dhe Europol ka qenë kyç në realizimin e këtij operacioni të suksesshëm./L.F-dritare.net