Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë po planifikon Gaz Bardhi ndaj Sali Berishës! Flet Flutura Açka!

Çfarë po planifikon Gaz Bardhi ndaj Sali Berishës! Flet Flutura

Flutura Açka ka bërë një analizë të thelluar të situatës politike në PD dhe zhvillimeve në parlament, gjatë një interviste në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV. Ajo ka folur me tone kritike për drejtimet që ka marrë PD-ja nën Sali Berishën, Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën, duke theksuar se partitë kanë humbur busullën ideologjike dhe institucionale.

Açka u shpreh se ka ndjesinë që Gazment Bardhi dhe disa figura të tjera janë në pritje për të kuptuar nëse do të ketë ndonjë reagim nga Berisha, përpara se të ndërmarrin hapa konkretë.


”Kam përshtypjen që zoti Bardhi po përgatit një grup. Kam përshtypjen që janë duke pritur nëse do të ketë ndonjë reagim nga zoti Berisha. Do presin shtatorin kur të sigurohen për mandatin njëherë. Nuk bëjnë asgjë po nuk siguruan mandatin. Sepse çdo gjë mund të ndodhë. Nuk e di çfarë mund të ndodhë. Do ta kalojnë me heshtje, do bëjnë analiza deri në shtator. Në 10 shtator do të shohim se çfarë mund të ndodhë.”, tha Açka.

Duke pranuar rolin historik të Berishës në të djathtën shqiptare, Açka theksoi se ai nuk arriti të ndërtonte një të djathtë të qëndrueshme. “Ka nota të forta drejtimi bolshevik në stilin e tij, që vjen edhe nga shkolla që ka pasur.” Ajo theksoi se demokratët duhet të drejtohen nga figura me kulturë, karizëm dhe pavarësi mendimi, jo nga “plastelina” që formësohen sipas vullnetit të liderit.

Açka theksoi disa herë se është deputete e Partisë Demokratike, por nuk mbështet mënyrën sesi e kanë drejtuar atë as Berisha, as Bardhi, e as Basha. Ajo shpreson ende në forcimin e forcave të reja politike dhe thotë se ka qenë gjithmonë në anën e reformës dhe moralit institucional./K.C/dritare.net