Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ditëlindja e Baba Mondit mbledh besimtarë, politikanë dhe gazetarë!

Ditëlindja e Baba Mondit mbledh besimtarë, politikanë dhe

Në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane u zhvillua sot një ceremoni e veçantë me rastin e ditëlindjes së Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.

Në këtë ditë të shënuar për komunitetin bektashian dhe për vetë Baba Mondin, u promovua edhe libri i tij autobiografik me titull Nefese-Jeta ime.

Ditëlindja e Baba Mondit mbledh besimtarë, politikanë dhe


Ngjarja mblodhi së bashku besimtarë, figura politike, gazetarë dhe miq të afërt, të cilët shprehën urimet e tyre të përzemërta për ditëlindjen e Kryegjyshit dhe vlerësuan rëndësinë e librit të tij, i cili konsiderohet një dëshmi e rrallë shpirtërore dhe historike.


Autobiografia Nefese-Jeta ime është libri i parë i këtij lloji i shkruar ndonjëherë nga një Kryegjysh Bektashi, dhe përmbledh rrugëtimin jetësor, shpirtëror dhe njerëzor të Baba Mondit, duke hedhur dritë mbi sfidat, përkushtimin dhe filozofinë që e kanë shoqëruar ndër vite.
Në fjalën e tij, Baba Mondi theksoi se libri nuk është vetëm një rrëfim personal, por edhe një mesazh për brezat e rinj dhe një pasqyrim i vlerave universale të dashurisë, paqes dhe harmonisë ndërfetare që përfaqëson bektashizmi./E.P-dritare.net