
Fotografi i njohur, Alket Islami i bashkohet PS
E Mërkurë 21 Tetor 2020, 21:09
Dritare.net
Fotografi i njohur, Alket Islami është personazhi i radhës që rreshtohet përkrah socialistëve. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një postimi në Instagram, Veliaj shkruan:
“Çdo ditë një shok i mirë, i talentuar dhe me vullnet, i shtohet familjes së madhe socialiste. Alket Islami është njëri prej tyre! Super njeri, me talent të jashtëzakonshëm, fisnik dhe promovues i madh i të bukurës Shqipëri.”
Shumë personalitete nga bota e artit, kulturës, shoubizit si: Vikena Kamenica, Monika Lubonja, Valbona Selimllari, Landi Hysi, Eli Fara, Kastro Zizo Helidon Haliti, janë rreshtuar me Erion Veliajn dhe thonë se nuk janë njerëz politikë, por janë me punën./K.C/dritare.net

















