Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vikena Kamenica: Profesioni i artistit nuk është izolim në art, personat publikë duhet të kenë një qëndrim!

Vikena Kamenica: Profesioni i artistit nuk është izolim në art,

Nga Jonida Hitoveizi

Talenti, puna dhe eksperienca e gjatë si artiste kanë bërë që emri i saj të të imponojë respekt e adhurim. Skena është shtëpia e saj, vendi që ia njeh të gjitha sekretet apo siç thotë një shprehje aty është“zonjë në shtëpi të vet”. Por, së fundmi Vikena Kamenica është shfaqur në një skenë tjetër, në atë politike.

Shpesh artistët janë paragjykuar për qëndrimet e tyre përtej artit, e për këtë Vikena thotë se të mbash një qëndrim, në fakt është një detyrim dhe një privilegj që nuk duhet shpërdoruar. “Është përgjegjësia e të gjithë personave publikë të kenë një qëndrim, cilido qoftë ai”, thotë ajo për dritare.net, duke shtuar se, fakti që nuk kemi një debat të shëndetshëm, bën që shumë njerëz të stepen dhe të mos thonë dot atë që mendojnë .

Dritare.net: Vikena, pandemia Covid-19 ka prekur artistët në mbarë botën. Si ka ndikuar personalisht tek ju karantina, e më pas frenimi që po vijon aktualisht?

Vikena Kamenica: Pandemia ishte një e papritur e fortë për të gjithë padiskutim dhe mbi të gjitha arti që varet nga kolektivat dhe audiencat pësoi dëmtim jo të pakët që po vuhet akoma dhe sot! Personalisht më stopoi një proces pune të ngritur me shumë kujdes që kjo lloj pauze e stërgjatë i dha një përgjumje aspak efektive, përkundrazi.

Vikena Kamenica: Profesioni i artistit nuk është izolim në art,

Dritare.net: Duket sikur skena po i vuan më shumë pasojat e masave kufizuese...

Vikena Kamenica: Tashmë përpjekjet e para po ndodhin në Open Air. Shpresojmë shumë që të kemi qetësi dhe siguri për të vazhduar ky aktivitet për ushqimin e shpirtit siç vetëm arti di ta dhurojë!

Dritare.net: Artisti e kalon jetën duke i folur publikut të tij përmes skenës, por shpesh angazhohet në kauza të ndryshme sociale e politike. Si e shihni zërin e artistit në këtë skenë tjetër?

Vikena Kamenica: Është njësoj si të themi, si e sheh zërin e gazetarit, inxhinierit, mësuesit, infermierit. Profesioni i artistit nuk është izolim në art dhe vetëm në art, në radhë të parë jemi të gjithë qytetarë, familjarë, prindër, anëtarë të një shoqërie të cilën duam ta shohim të eci përpara!

Dritare.net: Së fundmi ju kemi parë krah kryebashkiakut Erion Veliaj në takimet e tij, mbështetje miqësore për punën e Veliajt apo ka diçka më tepër, një ambicie e juaja?

Vikena Kamenica: Profesioni i artistit nuk është izolim në art,

Vikena Kamenica: Mendoj që jam në një fazë pjekurie në jetën time profesionale për të mos folur më për ambicie. Kjo më vendos në pozicion shumë komod për të mos pasur asnjë kompleks në shprehjen e mbështetjes sime qoftë për individë, ide apo forca politike! Nëse quhet ambicie të mos jesh indiferent e të mos bësh sikur nuk sheh, e kupton se ke mbetur ende në mendësinë e pasigurinë e viteve 90’ për të mos e prishur me asnjërin, atëherë po kjo është ambicia ime.

Dritare.net: Është politika një angazhim i ri i Vikenës? Si i sheh gratë që merren me politikë?

Vikena Kamenica: Nëse me angazhim kuptojmë ndjeshmërinë ndaj përgjegjësisë që i jepet një artisti apo profesionisti shqiptar për situatën ku punon e krijon dhe të ardhmen e publikut që do të konsumojë krijimin/produktin e tij atëherë po, është angazhim i ri.

Vikena Kamenica: Profesioni i artistit nuk është izolim në art,

Gratë që merren me politikë i shoh njësoj si burrat që merren me politikë. I gjykoj nga aftësia dhe kapaciteti, nuk mendoj që gjinia është faktor që ndikon mbi këto të fundit!

Dritare.net: Si ju duket Tirana sot? A është një qytet më miqësor jo vetëm për artin dhe artistët por mbi të gjitha për qytetarët e saj?

Vikena Kamenica: Mendoj se po dhe për këtë s’ka nevojë të jesh artist për ta kuptuar! Përpos pandemisë sa më shumë janë shtuar vendet për të performuar aq më shumë janë shtuar programet dhe idetë! Të dyja shkojnë bashkë.

Dritare.net: Njerëzit e futur nga bota e artit në politikë le të themi nuk është se iu ka shkëlqyer shumë ylli, duket sikur nuk kanë gjetur dot forcë për të ndryshuar diçka. Cili është përbërësi që ka munguar sipas teje?

Vikena Kamenica: Unë mendoj që secili duhet të investohet sipas talentit të tij! Nuk di të gjykoj për yjet e as të parashikoj, por nga ana tjetër nuk mendoj që të qenit artist i mirë të bën automatikisht politikan të suksesshëm, ashtu si të jesh mjek apo sportist i mirë nuk të garanton suksesin në politikë!

Vikena Kamenica: Profesioni i artistit nuk është izolim në art,

Dritare.net: Shpesh ka një debat për artistin, por edhe intelektualët kur mbajnë qëndrime të caktuara apo futen në politikë. Si e shihni ju këtë debat?

Vikena Kamenica: Për mendimin tim është përgjegjësia e të gjithë personave publikë të kenë një qëndrim, cilido qoftë ai! Duke mos pasur qëndrim nuk jemi neutral, thjesht shpërdorojmë një privilegj që shumëkush nuk do ta ketë kurrë! Të jemi zë i atyre që s’kanë.

Vikena Kamenica: Profesioni i artistit nuk është izolim në art,

Dritare.net: Çfarë ndodh që sot kemi pak njerëz nga bota e artit, të cilët njëkohësisht të jenë artistë apo intelektualë të angazhuar?

Vikena Kamenica: Nuk kemi një debat të shëndetshëm! Mendojmë shpesh herë që ata që flasin kanë një agjendë të fshehur apo kanë siguruar një post! Dhe ata që si unë duan të flasin e të shprehen në mënyrë të hapur për të shmangur stigmatizimin dhe komentet toksike, frenohen nga një kontribut i vlefshëm për të gjithë./Dritare.net