
Vriten dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite në Uashington, reagon Trump!
Dritare.net
Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite në Uashington u qëlluan për vdekje teksa po largoheshin nga një aktivitet në Muzeun Hebraik. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites me orën lokale. Sipas raportimeve të mediave amerikane, burri dhe gruaja që mbetën të vrarë ishin çift.
Autoritetet thanë se autori i dyshuar Elias Rodriguez, 30-vjeç, u afrua dhe i qëlloi për vdekje. Pas të shtënave, Rodriguez hyri në muze dhe u ndalua nga personeli i sigurisë. Policia tha se, gjatë kohës që ishte në paraburgim, i dyshuari bëri thirrje për "Çlirimin e Palestinës”. Po ashtu, disa punonjës të ambasadës izraelite që ishin të pranishëm në ngjarje, u plagosën. Një dëshmitar okular i ngjarjes tha se autori u shtir si dëshmitar dhe pritet derisa mbërriti policia, ku më pas pretendoi se “e bëri për Gazën”.
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, e quajti ngjarjen si një "akt terrorizmi ", duke shprehur shqetësimin për rritjen e këtyre sulmeve të dhunshme. Presidenti amerikan Donald Trump reagoi gjithashtu duke thënë se “urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA”.
“Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, të bazuara padyshim në antisemitizëm, duhet të marrin fund, TANI! Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA. Ngushëllime familjeve të viktimave. Sa e trishtueshme që gjëra të tilla mund të ndodhin! Zoti ju bekoftë të GJITHËVE”, shkroi Trump.
Edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dënoi ashpër ngjarjen, duke e cilësuar si një "akt të paturp dhune" dhe duke premtuar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë./E.P-dritare.net

















