Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndërron jetë pas një operacioni në zemër, Artan Lame

Ndërron jetë pas një operacioni në zemër, Artan Lame

Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

Artan Lame është një figurë e njohur në Shqipëri, i njohur për rolin e tij kyç në administratën e pronave dhe legalizimeve. Ai ka shërbyer si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), një institucion i krijuar në vitin 2019 nga bashkimi i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI) me Hipotekën.

Në vitin 2016, Lame kaloi një periudhë të vështirë shëndetësore pas një infarkti, duke iu nënshtruar një operacioni të rëndë në zemër.

Artan Lame është gjithashtu i njohur për angazhimin e tij në fushën e administratës publike dhe ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të kryeministrit Edi Rama që prej vitit 2013. Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit./L.F-dritare.net