Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë pozitive!

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Nga Lorena Fjolla

Helidon Haliti, është një emër i vyer i artit shqiptar. Pjesë e ekspozitave të shumta, në Shqipëri dhe jashtë. Fabulat e tij komunikojnë lehtësisht me publikun, sepse veprat e tij shpalosin dhe transmetojnë mesazhe dhe ide aktuale; imazhet që ai zgjedh janë të frymëzuara nga jeta dhe natyra. Siç do të jetë kjo ekspozitë që do të sjellë në fund të këtij muaji, pas një kohe të gjatë mungese. Një punë e gjatë, që u finalizua në karantinë. Izolimi shprehet ai në një intervistë për Dritare.net është mjaft i nevojshëm për artistin. Këtë herë ishte e imponuar, por sërish ndikoi pozitivisht. Së fundmi, u shfaq në krah të kryebashkiakut Veliaj, për të dhënë hapur mbështetjen ndaj tij. Ka 1000 arsye që ai përmend, por mbi të gjitha, shprehet se Veliaj, e shikon Tiranën si një tablo të madhe, ku mendon ta përmirësojë dhe zhvillojë më shumë.

Dritare.net: Artisti thoni ju, ka një moment të jetës, që quhet ngujim. A ishte karantina e tillë për ju?

Helidon Haliti: Artisti gjatë një akumulimi, e ka shumë të nevojshme të veçohet, të ngujohet, të monologojë, të diskutojë me veten, t'i perceptojë gjërat më ndryshe. Gjithë ai akumulim duhet patjetër shtjelluar dhe diskutuar gjatë një ngujimi, që jo domosdoshmërish duhet të jetë i imponuar. Karantina në fakt ishte e imponuar. Por patjetër ishte tejet produktive. Jo vetëm për mua, e kam vënë re për shumë artistë këtë. Kështuqë kreativiteti nuk mungoi. Nuk mungoi sepse e gjithë jeta e mëparshme, ishte e mbushur padyshim me shumë ngjarje, me ndodhi dhe secili artist me perceptimin e tij personal atë ngujim e ka shprehur. Pra mund të themi se i ka bërë mirë. Por duke pasur parasysh që arti ka disa procese. I pari është i akumulimit, i dyti i ekzekutimit dhe i treti ai i ekspozimit. Unë kam kaluar dy proceset e para, të akumulimit artistik, dhe më pas të një lloj ekzekutimi të veprave të artit.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Dritare.net: Si ka ndikuar karantina personalisht te ju, ju ka frymëzuar?

Helidon Haliti: Të jem i sinqertë, më përpara karantinës unë kisha nisur një cikël, që kishte të nevojshme një ngujim. Ishte një finalizim i të gjitha akumulimeve të mëparshme. Mund të them që në një moment më dha pozitivitet, sepse lejonte një lloj sigurie, një përballje me vetveten. Një menaxhim i suksesshëm i kohës, sepse obligimet ishin më të vogla. Produktet artistike, padyshim u rritën. Ndërkohë që procesi i tretë, ai i ekspozimit, ishte si një organikë e nevojshme, dhe unë dola në një ekspozitë online me mjeshtrit e akuarelit, ku shumica e punëve ishin gati.

Një ekspozitë që u ndoq nga mijëra njerëz në të gjithë botën. Por ishte një ekspozitë në kuadrin e kuratorit, ndërkohë që unë kam akumuluar, kam ekzekutuar, dhe dua të dal në një ekspozitë personale.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Dritare.net: Aktualisht, jeni duke punuar për ndonjë projekt? Ka kaluar kohë që nga ekspozita e fundit!

Helidon Haliti: E fundit ka qenë para katër vjetësh në akuarel, ndërkohë që në vaj, kam gati 8 vjet që nuk dal në një ekspozitë personale. Kam ndërmend që në fund të muajit, të kem një ekspozitë. Bëhet fjalë për një punë dy vjeçare, por karantina më ndihmoi ta mbyll. Procesi im ka qenë i disa cikleve, dhe në këtë fund muaji unë do të ekspozoj një cikël, duke e quajtur 'Poezia Rozë'. Është një kuadratim i një peizazhi të akumuluar, ku unë e quaj pranvera nga dritarja e studios sime, e cila nuk ekziston. Është si një lojë fjalësh. Ajo që ne bëmë brenda 24 orëve, ku një sekondë kalonte shumë shpejt, dhe ne hidheshim nga një ekran i vogël, në një ekran më të madh, siç është TV. Për ta përmbyllur në ekranin e një kuadrati siç ishte ai i telajove. Kështu do të ekspozohet edhe ndaj publikut, si një dritare, ku shpeshherë ka transparencën e vet dhe shpeshherë luan.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Dritare.net: Dikur merrnit mësim nga kryeministri Rama, sot jeni pedagog në të njëjtën klasë. Komunikoni sot më me të për artin?

Helidon Haliti: Unë kam qenë student i Edi Ramës. Asokohe ai ishte një asistent pedagog i ri. Kishte një vit në Universitetin e Arteve. Qëllova ta kisha profesorin tim personal. Ishte lektor në atelien e kavaletit, ose ajo që quhet piktura monumentale, në të cilën unë pas 30-vjetëve thuajse, jap mësim në të njëjtën atelie ku nuk ka ndryshuar asgjë. Madje as dritaret, as zgjatimi i llambës elektrike që ndriçon sallën. Më krijojnë një ndjesi të jashtëzakonshme. Komunikimi im me të si profesor, ka qenë pak i rrëmujshëm, me dilema, sepse ai duke qenë një asistent i ri, kishte mendimet e tija. Por nuk ishte vetëm kjo arsyeja, ishte ajo amulli që ndodhte në ato vite në Shqipëri, bëhet fjalë për vitet 1989-1992. Ku në '90 profesori u angazhua në të gjitha lëvizjet politike, dhe ne si studentë e mbështetëm.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Sepse po mbështesnim ndryshimin, të ardhmen. Kanë qenë vite të çuditshme, ku thuajse të gjithë kishin të njëjtat bindje, por pozicionime të ndryshme. Ne dhe sot kemi të njëjtat bindje dhe pozicionime të ndryshme mes kolegësh. Por me ish-profesorin tim, them që kemi bindje të ndryshme për shumë gjëra, por kemi pozicionim të njëjtë. Ai është në pozicionin e kryeministrit tashmë, dhe i shikon gjërat në këndvështrimin e tij. Ka shumë gjëra për të ndryshuar. Ka dhe shumë mënyra se si menaxhohet arti, sidomos arti pamor. Ndoshta një diskutim i hapur me elitat e arteve pamore dhe me vetë kryeministrin që vjen nga artet pamore, mund të korrigjonte disa gjëra. Unë besoj se Shqipëria, ne dhe vetë Rama, ka energji dhe mund ta bëjë Tiranën një qendër të rajonit. Unë kam besim për këtë. Unë sot jap mësim në Universitetin e Arteve dhe besoj se aty ka goxha elita që mund të japin mendime të vyera, që artet pamore, t'i ngrinim në shkallët që kemi ëndërruar në fillesat tona.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Dritare.net: Nuk është hera e parë që shfaqeni në krah të Veliajt por këtë herë jeni për ta mbështetur politikisht? Si erdhi ky vendim?

Helidon Haliti: Erion Veliaj, është një energji që erdhi si nevojë për shumë aspekte. Është fare e thjeshtë. Ai i mbështet energjitë pozitive. Ai i ka mbështetur të gjitha nismat dhe risitë që kanë ardhur në këtë qytet. Dhe një nga këto ka qenë dhe nisma e VIZart, që të sillte Bienalen e Akuarelit në Tiranë, gjë që dukej e pamundur, një absurditet. Ai më njihte, unë jo dhe aq atë edhe për shkak të moshës. Ma besoi këtë gjë.

Ne jemi takuar gjatë gjithë jetës sonë, rreth shtatë ose tetë herë, dhe në të gjitha këto takime, ka qenë për shkak se ai mbështeste aktivitetet. Vinte dhe takonte artistët e mëdhenj nga bota, i mirëpriste, mundohej të tregonte ndryshimet e Tiranës.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Ndërkohë që edhe ne organizatorët e kishim bërë këtë gjë. Dhe Tirana ka ndryshuar shumë. Sepse artistët janë shumë të vëmendshëm, janë detajistë. Në 2015 panë një Tiranë që ngjasonte me vendet jo fort të zhvilluara, ndërkohë në 2017, 2019 dhe 2020, panë një Tiranë që ka ndryshuar shumë. Nuk e mohojmë dot. Pra në të gjitha rastet në takimet tona, ka qenë kryetari i bashkisë së Tiranës, që ka mbështetur aktivitetet artistike. Këtë herë, më pati mua në krah të tij. Sepse unë isha në mënyrë tejet organike, tregova që doja t'i bashkohesha një familjeje, jo domosdoshmërish duke marrë pjesë në politikë por duke i dhënë besimin tim. Jo se ai ka nevojë për mbështetje, por unë e shikoj obligim personal që të gjitha energjitë pozitive duhet të komunikojnë me njëra tjetrën, dhe të gjitha energjitë pozitive duhet të mbështesin njëra tjetrën. Të gjitha pa përjashtim. Duke pasur parasysh të gjitha kahet. E them sinqerisht këtë gjë. Ka disa mendime unanime në Shqipëri, përshembull Parku i Liqenit.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Të gjithë e përqafojnë dhe thonë është një mrekulli. Është një pikëtakim që na qetëson të gjithëve, për të cilën ne mendojmë të gjithë njësoj, jemi në një kah. Dhe kjo është një histori suksesi. Dhe unë në këtë mënyrë i kam mbështetjet: jepi Cezarit, atij që i takon Cezari.

Qe farë e thjeshtë, në një takim të radhës të kryetarit të Bashkisë, unë u ndodha krah tij dhe i uroj sukses në punën e tij. Uroj t'i hapet oreksi për bashkëpunime, për ta zhvilluar më shumë Tiranën. Ndaj dhe simbolika e dhurimit të penelit, ishte pikërisht për këtë sepse ai është një detajist i paparë. Dhe unë jam detajist në shumicën e rasteve kundrejt një tabloje.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Dhe ai Tiranën e shikon si një tablo të madhe ku duhet patjetër ta përmirësojë dhe zhvillojë më shumë. Dhe arsyeja e mbështetjes është shumë e thjeshtë: ndërton. Ndërton shkolla pafund, ndërton kopshte pafund, ndërton paqe. Ndërton edhe gradacela, që janë shumë të nevojshme për qytetin për të gjitha arsyet që specialistët i japin.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Ndërkohë që unë i shikoj nga ana vizuale. Në 2015 artistët urbanist, nuk shikonin shumë atraksion në Tiranë. Ndërkohë që gjithë ky zhvillim i bën që ata të shpeshtohen. Ndërkohë që peizazhi nuk mungon në Shqipëri, është me tepricë, një mrekulli e natyrës.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Ne dalim shpesh edhe jashtë Tiranës, dhe kemi parë ndryshime të mëdha. Unë jam një piktor, që pikturoj Farkën dhe jua them me sinqeritet që Farka ka lëvizur në mënyrë fantastike.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Janë ruajtur asetet e duhura të gjelbërta, dhe janë bërë disa rrugë që i japin një lehtësim infrastrukturor, dhe vetë unë ndjehem shumë mirë për këtë. Më mbushen mushkëritë me oksigjen. Dhe sigurisht në një moment të caktuar, në qendër të Tiranës, mundemi të pikturojmë qytetet me atë madhështinë dhe me konkurrencën që na japin qytetet e botës apo rajonit.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Kudo që ndodhemi në botë ne fotografohemi përpara ndërtesave të mrekullueshme, Dubai, Nju Jork, në Kinë. Shikojmë një zhvillim analog dhe kjo më bën të mendoj që Tirana duhet të jetë konkurrente në këtë pikë. Është një pikë që na bashkon të gjithëve.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Dritare.net: Edhe Veliaj në takimin tuaj të fundit, jua parapriu që të bëheni gati edhe të merrni kritika, tashmë që u pozicionuat hapur krah tij. Si e gjykoni përfshirjen e artistëve në politikë?

Helidon Haliti: Çdo person publik do apo nuk do të përfshihet në politikë. Me një reagim apo mosreagim, edhe me heshtjen e tij bëhet pjesë. Nëse një artist bashkohet në një moment pro një energjie që ai mendon se është pozitive, nuk më duket aspak e dëmshme. Në të dyja rastet kërkohet një mendim dhe unifikim i energjive, por jo gjithmonë ka harmoni mendimesh. Unë bashkohem sepse dua të jap mendimin tim. Mendoj se nëse nuk ka në asnjë rast imponim, është thjeshtë personale. Në një zgjedhje personale nuk kam gjykim. Në çdo rast zgjedhja duhet respektuar. Ne jemi një vend i vogël, njihemi me njëri-tjetrin.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Më kujtohet një histori, e Skënder Kamberit ku në ekspozitën e tij personale ishte i ftuar Ramiz Alia. Jashtë binte pak shi, dhe Alia nga frika se mos rrëshqiste kërkoi të mbështetej te krahu i Kamberit. Kur u futën Brenda, Ramizi kërkoi të hiqte krahun. Përballë ishte mbushur me artistë dhe Skënderi thotë: "Jo, tani mos e hiq krahun, se tani më duhet mua krahu jot". Solla një metaforë, për të thënë se rëndësi ka qëllimi dhe rezultati. Mbi të gjitha artisti ka një detyrë, të bëjë art të pastër dhe të sinqertë. Zgjedhja personale i takon atij. Ai duhet të gjykohet mbi veprën e tij artistike, jo mbi këto zgjedhje permanente.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Dritare.net: Nëse do kishin mundësi të ndryshonit Tiranën me penelin tuaj, cfarë do t'i ndryshonit?

Helidon Haliti: Përsa i përket Tiranës unë e shikoj në mënyrë piktoreske. Duke pasur parasysh që kam jetuar jashtë Shqipërisë, një metropol, ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Si artist po ju them që unë nuk do të kisha fuqinë të ndryshoj diçka, por do të mundohesha të ndryshoja mënyrën e jetesës sime. Unë bëj diçka që kam në dorë ta bëj unë. Nëse nuk mundem të jem bashkëqytetar i një metropoli të madh, unë do të banoja në një vend që më pëlqen më shumë. Tirana është shumë e gjërë. Ka pika oazi ku ti mund të zgjedhësh të jetosh. Ka pika qendrash ku ti zgjedh të bësh biznes, ka pika të tilla që zgjedh të bësh art. Ajo që do sugjeroja unë është që Tirana të kishte një galeri të madhe, madje disa galeri.

Helidon Haliti: Jam krah Veliajt, sepse ai mbështet energjinë

Është e nevojshme për brezat që do vijnë dhe për ata që kanë ikur. Është shumë e rëndësishme që ish-profesori im me nismat e tij, ka bërë disa muzeume në Shqipëri. Janë disa muzeume, duke nisur që nga Muzeu i Gjetheve, Bunkart, në Shkodër ka bërë një muze të mrekullueshëm Marubi, në Korcë etj. Këto janë nisma që janë për t'u përqafuar. Jam i bindur edhe Tirana do të ketë një galeri./dritare.net