Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Me kë do të këndojë Landi Hysi, me lali Erin apo Edi Ramën?

Me kë do të këndojë Landi Hysi, me lali Erin apo Edi

Pak ditë më parë, kur nga Njësia numër 1, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nisi turin e takimeve me Asambletë socialiste të kryeqytetit, për të kërkuar një mandat të tretë qeverisje të Partisë Socialiste, prania e këngëtarit Landi Hysi, nuk bëri fare çudi. Edhe pse bashkëpunimi i grupit West Side Family ka nisur me kryeministrin Edi Rama, shumë vite më parë, mbështetja në fazën e parë të fushatës e në vazhdim, më shumë se si një artist i ri që i bashkohet grupit të PS-së, për Landin, duket si vazhdimësia e mbështetjes dhe angazhimit që ka treguar gjithmonë. Që në vitin e largët 2004, me këngën “Tirona”, edhe pse ishin ende një grup i ri muzikor, falë pranisë së Edi Ramës në videoklip, me habinë e veprimit të një kryetari të ndryshëm nga të gjitha kohërat, u bënë menjëherë të diskutuar.

Me kë do të këndojë Landi Hysi, me lali Erin apo Edi

Nuk ishte kaq e bujshme “Çohu”, kënga që këtë herë e shfaqi ish-kryetarin e bashkisë së Tiranës, Edi Rama, si pjesë të grupit, për të treguar tashmë kryengritjen që kërkonin çunat e West side Family.

Me kë do të këndojë Landi Hysi, me lali Erin apo Edi

Me këtë sfond bashkëpunimesh, por edhe me përfshirje të vazhdueshme të kohëve të fundit, vite në të cilat Landi Hysi nuk e ka mbajtur për vete mbështetjen ndaj kryetarit aktual të bashkisë, Erion Veliaj, si i pranishëm edhe në aktivitete të shpeshta sportivo-muzikore që Bashkia e Tiranës ka organizuar, prania e tij në çelje të fushatës, vjen thuajse si të ishte pjesë zyrtare e PS-së.

Me Landin në krah, Veliaj bëri edhe një krahasim mes Partisë Socialiste, si forca që mbështet gjithmonë të rinjtë “e bërë vetë”, dhe PD-së, e cila vazhdon të mbahet peng nga njerëz që duan t’i shpëtojnë burgut.

“Landi nuk është çun VIP-ash, s’e ka bërë mami dhe babi. Është bërë vetë. Tani krahasoni Landin me Zenin! Landi nuk ka hedhur njeri në erë, për Landin nuk është vrarë njeri në Bulevard, shtëllunga bombash nëpër fshatra nuk janë formuar për Landin. Ndaj pyes: Cili është modeli që do të bëhesh në jetë? Çuni i babit, që hedh njerëz në erë dhe ia hedh pa lagur, se e mbron babi 80 vjeç që vazhdon të kërruset, të zvarritet, që mban peng një komb të tërë që të shpëtojë çunin nga shpërthimet, vrasjet e krimet? Apo do të duam të bëhemi si Landi? PS-ja nuk ka vrarë kurrë njerëz me plumba në mish, nuk ka hedhur kurrë njerëz në erë dhe nuk ka promovuar kurrë modelin e çunit të babit, që babi të mbajë peng një vend të tërë, që çuni të shpëtojë nga burgu! Keni ardhur në një parti, ku ne kemi idhuj dhe duartrokasim ata që janë bërë vetë, që kanë talent, që përveshin mëngët dhe kanë ecur përpara vetë.”-ka thënë Veliaj.

Me kë do të këndojë Landi Hysi, me lali Erin apo Edi

Por, po të sjellim në vëmendje ca deklarata të Landit dhe Mirit, jo shumë kohë më parë, kuptohet që planet politike të West Side Family, mund të zhvillohen duke qëndruar në profilin e tyre. Një projekt i ri muzikor mund të jetë ajo çka do të dëgjojmë prej tyre në muajt në vazhdim.
“Me Kryeministrin mund të bëjnë punë të tjera që janë akoma më të dobishme se një bashkëpunim, por një prurje me Erion Veliaj do të ishte fantastike.”- kanë thënë të dy çunat. Ngelet të presim gjetjen me të cilën do të prezantohet kënga me politikën, sepse zgjedhja tashmë dihet!/A.J/dritare.net