Gjykata greke vendos ekstradimin e Ilir Shtufit në Shqipëri
Thursday 30 July 2026, 16:04
Dritare.net

Gjykata e Apelit në Selanik ka vendosur ekstradimin në Shqipëri të biznesmenit 53-vjeçar Ilir Shtufi, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për akuza që lidhen me pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash, në kuadër të hetimeve për trafik droge.
Gjatë seancës, Shtufi i mohoi akuzat dhe kundërshtoi ekstradimin, duke pretenduar se po përndiqet politikisht nga qeveria shqiptare për shkak të aktivitetit të tij në biznes.
Ai deklaroi se nuk kishte dijeni për akuzat deri në momentin e arrestimit në Selanik, ndërsa shprehu shqetësime për një proces të drejtë gjyqësor në Shqipëri. Biznesmeni ka të drejtë të ankimojë vendimin në Gjykatën e Lartë të Greqisë./K.C/dritare.net





