Pas largimit nga PD, Jola Hysaj emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit
Dritare.net

Jola Hysaj është vendosur në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Emërimi i saj vjen disa muaj pas largimit nga Partia Demokratike, ku mbante funksionin e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun.
Hysaj u largua nga PD në mars të këtij viti, duke dhënë dorëheqjen jo vetëm nga detyra partiake, por edhe nga anëtarësia në këtë forcë politike. Në atë kohë, ajo deklaroi se vendimi i saj lidhej me zhvillimet e brendshme në parti dhe me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të strukturave drejtuese.
Me detyrën e re, Hysaj do të drejtojë institucionin përgjegjës për promovimin dhe zhvillimin e turizmit shqiptar. Emërimi i saj vjen në një periudhë kur sektori i turizmit mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe ekonomisë së vendit./K.C/dritare.net