Zjarret përfshijnë vendin, si është situata sot!
Dritare.net

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri në territorin e vendit. Prej tyre, 6 vijojnë aktive dhe 10 të tjera janë nën monitorim.
Në terren janë angazhuar 214 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 60 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, një ekskavator të rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Ndërhyrjet vijojnë në disa qarqe, me fokus Tiranën, Dibrën, Lezhën, Shkodrën dhe Durrësin.
Në Malin e Dajtit vijon puna për shuarjen e vatrave aktive, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun situata është vënë nën kontroll, ndërsa vatra në Prozhëm vijon aktive.
Vatra aktive raportohen edhe në Ballenjë, Qafë të Helmës dhe Shtuf të Mirditës. Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe jetës së qytetarëve./KC/dritare.net