Na ndiqni edhe në

Shëndet

Këto ilaçe mund ta bëjnë vapën shumë më të rrezikshme

Disa nga ilaçet më të përdorura, përfshirë ato për depresionin, ADHD-në, tensionin e lartë dhe sëmundjet e zemrës, mund të rrisin rrezikun e dehidratimit dhe problemeve të lidhura me temperaturat e larta.

Mjekët paralajmërojnë se disa antidepresivë, antipsikotikë dhe stimulantë mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi rregullon temperaturën dhe djersitjen. Në disa raste, kjo mund të shkaktojë humbje të lëngjeve dhe elektroliteve, duke e bërë organizmin më të ndjeshëm ndaj vapës.

Edhe ilaçet për tensionin dhe zemrën, si diuretikët, beta-bllokuesit dhe disa ACE inhibitorë, mund të ndikojnë në hidratimin dhe aftësinë e trupit për të larguar nxehtësinë. Rreziku mund të jetë më i madh te të moshuarit dhe te personat që marrin disa ilaçe njëkohësisht.

Ekspertët këshillojnë që personat që përdorin këto medikamente të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë valëve të të nxehtit, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta.

Mjekët theksojnë se ilaçet nuk duhet të ndërpriten vetë. Nëse gjatë vapës shfaqen konfuzion, marramendje e fortë, dobësi e pazakontë ose ndryshime të gjendjes mendore, duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore./K.C/dritare.net