Rama mbledh ministrat në Pogradec. Çfarë pritet të diskutohet!
Monday 24 August 2026, 10:10
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë në Pogradec ministrat e qeverisë.
Takimi nis në orën 11:00 dhe do të fokusohet te puna e bërë deri tani, si dhe prioritetet për vitin e dytë të mandatit të katërt.
Mbledhja vjen një ditë pas takimit shtatëorësh të Ramës me drejtuesit politikë të PS-së në 12 qarqet e vendit, ku në fokus ishin dokumentet “Besa”, “Prania Besnike” dhe platforma “Pasqyrë Albania”./KC/dritare.net