Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta/ Kjo është kafeja që nuk ju bën dëm në shëndet!

Në rubrikën “Gatuaj në Dritare”, Edlira Ruzi sjell një recetë të veçantë për të gjithë dashamirësit e kafesë. Një ëmbëlsirë e thjeshtë, e shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi, me kafe ekspres, mascarpone, sheqer pluhur dhe pana.

Përbërësit!

Krem kafeje


Kafe ekspres

Mascarpone

Sheqer pluhur

Pana

Receta!
Marrim një filxhan kafe ekspres. I hedhim dy bustina me sheqer, e trazojmë dhe e lëmë mënjanë të ftohet. Në një enë shtojmë mascarponen, shtojmë dy lugë sheqer pluhur dhe më pas e bashkojmë me kafenë e ftohur. E trazojmë mirë sa të formohet masa. Me një rrahës elektrik, trazojmë panën dhe të gjithë përbërësit e bëjmë bashkë. Mbushni filxhanë me masën e përgatitur dhe mund ta ruani në frigorifer. Ju bëftë mirë!/L.F-dritare.net