Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndërron jetë ish-kryeministri i Estonisë dhe babai i Kaja Kallas, Siim Kallas!

download.jpeg

Politikani estonez Siim Kallas, ish-kryeministër, ish-ministër i Jashtëm dhe ish-zëvendëspresident i Komisionit Evropian, i cili ka mbajtur edhe disa poste të tjera të larta, ndërroi jetë gjatë natës të së premtes.


“Me trishtim duhet të njoftoj se babai im i dashur, Siim Kallas, ndërroi jetë mbrëmë”, shkroi vajza e tij dhe shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, në rrjetet sociale të shtunën në mëngjes.


Kallas shërbeu si kryeministër i Estonisë nga viti 2002 deri në vitin 2003 dhe si komisioner evropian nga viti 2004 deri në vitin 2014.