
Harry dhe Meghan po përgatiten të rikthehen në Britani për të jetuar për një periudhë të zgjatur, në një tjetër vendim të papritur të çiftit.
Vendimi duket se është marrë pas vizitës së tyre në Britani gjatë korrikut, ku kaluan kohë me familjen mbretërore dhe të afërmit e Harry-t nga familja e Princeshë Dianës. Fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, takuan kushërinjtë dhe të afërmit.
Sipas burimeve pranë çiftit, rikthimi nuk lidhet me probleme në SHBA, por me dëshirën për të qenë më pranë familjes së Harry-t dhe për t’i arsimuar fëmijët në Britani. Shkollat e tyre tashmë janë zgjedhur.
Çifti nuk pritet të jetojë në Londër. Cotswolds dhe Northampton janë ndër zonat e përfolura për vendosjen e tyre.
Megjithatë, rikthimi nuk nënkupton një pajtim me Princin William dhe as rikthim në detyrat mbretërore. Harry dhe Meghan do të mbeten qytetarë privatë.
Edhe çështja e sigurisë mbetet e paqartë, ndërsa nuk dihet nëse Harry do të ketë mbrojtje zyrtare në Britani.
Për momentin, Britania do të jetë shtëpia e tyre për një periudhë të gjatë, por jo domosdoshmërisht përgjithmonë./dritare.net