Sezoni i ri politik, Rama takim 2-ditor me ministrat në Pogradec!
Saturday 22 August 2026, 14:02
Dritare.net

Në nisje të sezonit të ri politik kryeministri Rama pritet të mbledhë ministrat e kabinetit të tij në një takim dyditor në Pogradec
Të dielën dhe të hënën mësohet se ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt.
Takime të kësaj natyre kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore.
Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama pritet të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri.