Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historike! Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Historike! Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e artë

Mundësi Islam Dudaev ka fituar medaljen e artë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u shpallur kampion në kategorinë deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë.

Në finalen e madhe, Dudaev u përball me Fati Vejselin, mundësin shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut. Sportisti kuqezi po kryesonte me rezultatin 4-0, kur kundërshtari u dëmtua dhe nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen.

Me këtë triumf, Dudaev siguroi medaljen e parë të artë për Shqipërinë në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.

Një tjetër rezultat i rëndësishëm erdhi nga Zelimkhan Abakarov, i cili fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 65 kilogramë. Në finale, Abakarov u mund 4-2 nga sportisti turk Ahmet Duman.

Mundja i ka dhuruar Shqipërisë rezultate të rëndësishme në “Taranto 2026”, duke ngritur flamurin kuqezi në podiumin mesdhetar.