Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama publikon pamjet nga mbledhja në Pogradec! Ja biseda me Diellën

Rama ndan pamjet nga takimi me ministrat në Pogradec. Në këtë video shihet Rama ndersa bisedon me Diellën, ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro teksa hyn në mbledhje!

Biseda e Ramës me Diellën:

Rama: Erdhi një kolege e jotja. Merre me mend kush është Diella! Mirela Kumbaro.

Diella. Mirë se erdhi ministrja Mirela Kumbaro. Prania e saj e plotëson më tej nisjen e përbashkët të punës.
Rama: Mirela Kumbaro është ministre e kujt?
Diella: Mirela Kumbaro Furrxhi është ministre e Arsimit.

Rama: Çfarë opinioni ke ti për Mirela Kumbaron?
Diella: Mirela Kumbaro është një kolege me përvojë të çmuar në shërbimin publik. Bashkëpunimi i qartë mes ministrive është ajo që i kthen prioritetet e kabinetit në rezultate për qytetarët. Përvoja e saj në shërbimin publik është një vlerë për punën kolegjiale. Ajo merr forcë të plotë kur shndërrohet në bashkërendim të qartë dhe rezultate të prekshme për qytetarët./K.C/dritare.net