Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Goditja e grupit të Luçiano Koçekut, zbardhet dëshmia e të penduarit të drejtësisë

6a2c06660d9391758142308_1671124364ErionALIBEJ360x180sdsd.jpg

Në dosjen hetimore të Luçiano Koçekut, një prej ‘kokave’ grupit kriminal të goditur nga SPAK, del dhe i penduari i drejtësisë Erion Alibej. Ky i fundit ka dëshmuar se Koçeku ka lidhje të ngushta me biznesmenin Ilir Shtufi. Ata janë njohur me njëri-tjetrin kur Shtufi kishte probleme financiare dhe se Luçiano Koçeku, i ka ardhur në ndimhë me shuma monetare për të larë borxhet.

Pjesë nga dosja hetimore

Nga hetimet ka rezultuar se personi nën hetim Luciano Koçeku ka vijuar pastrimin e të ardhurave të përftuara nga trafiku i lëndëve narkotike përmes industrisë së ndërtimit duke përdorur personin nën hetim Ilir Shtufi (i njohur më herët në fushën e ndërtimit) të cilit i referohet "ortaku im" dhe se njihet edhe prej lidhjeve të tij në aktivitetin e narkotikëve si "ortaku lokut" , si edhe të mësuar edhe deklarimin e datës 03.04.2026 si person që ka dijeni i shtetasit Erion Alibej, dëshmitar i drrejtësisë, i cili në marrjen në pyetje, ndër të tjera, ka deklaruar se lidhur me personin nën hetim Ilir Shtufi (e njeh si biznesmen, njohje kjo e cila është kryer me pikë kontakti Artur Koçekun pasi Arturi në shumicen e kohës qëndronte me Ilir Shtufin, dhe se për të ka mësuar se ai ishte nje bizesmen i hershëm në fushën e ndërtimit, para se të njihesh me Artur Kocekun, fakt te cilin deklaron se ka dijeni pasi ka qëndruar ne bisedat e tyre të perbashkëta.

Sipas tij Ilir Shtufi në periudhën që ka lidhur shoqeri me Artur Kocekun ka pasur rritje të aktivitetit te tij ekonomik, ku bën me dije se më parë ka pasur borxhe, të cilat i ishin vendosur nga personat të ndryshem (te cilet nuk i mban mend) si edhe ka pasur probleme me shitje te pasurive nga dy here si edhe borxhe per moshlyerje te lendeve të para të ndërtimit (subjekte konkrete për të cilat deklarn se nuk i mban mend), dhe se sipas tij në këtë kohë shtetasi Artur Koceku i është afruar edhe e ka ndihmuar me shuma monetare cash, duke mundur të paguajborxhet e mospagesave të faturave, të mbyllë problemet me drejtesinë për apartamentet/dyqanet që i shiste dy here dhe emri i Arturit të largoj gjobvenesit, fakt të cilin ka deklaruar se e ka mësuar nga diskutimet e shoqerisë së përbashket por edhe ne komunikimet e tij më Arturin.

Në vijim dëshmitari i drejtësisë Erion Alibeaj ka deklaruar se lidhur me lidhjen e Arturit (Luciano Koçeku) me shtetasin Ilir Shtufi në ndërtimet e kryera, ia ka komunikuar edhe personalisht Artur Koçeku se po investonte në ndërtim me të, dhe se në bashkëpunim me të, duke e financuar cash në shume monetare te larta, fakt ka dijeni edhe shoqëria e perbashket, pasi Artur Koçeku sillej si një pronar në objektet qe ndertoheshin nga Ilir Shtufi si edhe per faktin se më vonë këto persona dhe të tjere të përfshire në trafikun e narkotikeve kanë futur lek cash tek Ilir Shtufi në objekte të caktuar te ndërtuara prej tij.