Na ndiqni edhe në

Kronikë

Një i vdekur dhe katër të plagosur në aksidentin tragjik në Vlorë

Një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë–Llogara, në vendin e quajtur "Fushë Dukat".

Sipas policisë, një furgon me punonjës ndërtimi, që drejtohej nga një 22-vjeçar, dyshohet se humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke u përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e përplasjes humbi jetën në vendngjarje 52-vjeçari Ilir Haka, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë u transportuan në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Për shkak të dëmtimeve të rënda të furgonit, zjarrfikësit ndërhynë për të nxjerrë të plagosurit që kishin mbetur të bllokuar në automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.