Na ndiqni edhe në

Bota

Donnarumma kurorëzon dashurinë në Puglia

Portieri i kombëtares italiane dhe i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij prej vitesh, Alessia Elefante, në një ceremoni luksoze të zhvilluar në rajonin e Pulias, në jug të Italisë.

Dasma u organizua në një ambient ekskluziv buzë detit dhe mblodhi familjarë, miq të afërt, si edhe emra të njohur të botës së futbollit. Mes të ftuarve spikatën trajneri i njohur Pep Guardiola dhe legjenda e futbollit italian Paolo Maldini, të cilët i dhanë edhe më shumë shkëlqim ceremonisë.

Pamjet nga ceremonia janë bërë shpejt virale në rrjetet sociale, ku çifti është shfaqur elegant dhe mjaft i emocionuar gjatë kurorëzimit të dashurisë së tyre.

Donnarumma dhe Alessia janë bashkë prej shumë vitesh dhe kanë ndërtuar një marrëdhënie larg vëmendjes së mediave. Martesa e tyre konsiderohet një nga ngjarjet më të komentuara të verës në botën e futbollit, falë edhe pranisë së figurave të njohura të sportit./K.C/dritare.net