Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marrëveshja me SHBA-në për huanë, Kuvendi mblidhet sërish

Kuvendi është mbledhur sërish në seancë plenare, ku në rendin e ditës është shqyrtimi i marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fondet e së cilës do të përdoren për forcimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes.

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë bojkotuar seancën, duke mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Ndërkohë, në sallë janë të pranishëm deputetët e partive të reja opozitare, të cilët po marrin pjesë në diskutimet për projektligjin./K.C/dritare.net