Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PS kërkon përjashtimin e Agron Shehajt pasi rrëmbeu marrëveshjen me SHBA, nesër mblidhet Sekretariati i Etikës

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetit Agron Shehaj nga punimet e Kuvendit për 60 ditë.

Kërkesa vjen pas incidentit të ndodhur në Kuvend, ku sipas PS-së, kreu i Partisë Mundësia mori me forcë një dokument konfidencial që lidhej me marrëveshjen e huasë me SHBA për mbrojtjen. Socialistët kanë kërkuar gjithashtu referimin e çështjes në SPAK, duke pretenduar se gjatë incidentit u dëmtua edhe një punonjëse e Kuvendit./K.C/dritare.net