Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kuvendi miraton huanë 302 milionë dollarë nga SHBA-ja, për mbrojtjen

Kuvendi ka miratuar këtë të hënë marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fondet e së cilës do të përdoren për investime në fushën e mbrojtjes.

Projektligji u votua me 74 votat e deputetëve socialistë, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj munguan në seancë, duke bojkotuar procesin.

Përpara votimit, diskutimet mbi marrëveshjen u zhvilluan pa praninë e mediave. Pas miratimit të projektligjit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi mbylljen e seancës plenare./K.C/dritare.net