Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama reagon pas sulmit në Paradën e Krenarisë në Berlin: Shqipëria qëndron krah Gjermanisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të ndodhur gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, ku një person humbi jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama shprehu tronditjen për ngjarjen dhe solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe popullin gjerman.

“Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, shpreh solidaritetin tonë të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin në asnjë formë. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat që mbajnë të bashkuara demokracitë tona. Duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa hezitim”, shkroi Rama.

Kryeministri shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe uroi shërim të plotë dhe të shpejtë për të gjithë të plagosurit.

“Shqipëria qëndron krah Gjermanisë”, përfundoi Rama./L.F-dritare.net