Na ndiqni edhe në

Bota

Sulm në Paradën e Krenarisë në Berlin, një grua humb jetën dhe 16 persona plagosen

Një grua ka humbur jetën dhe 16 persona kanë mbetur të plagosur pasi një automjet u përplas me turmën gjatë një aktiviteti të Paradës së Krenarisë (Pride) në Berlin. Sipas policisë gjermane, disa persona janë goditur gjithashtu me thikë gjatë sulmit, i cili ndodhi pak para orës 22:00 me orën lokale në parkun Tiergarten, pranë Portës së Brandenburgut.

Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi për një ose më shumë të dyshuar. Policia ka identifikuar një prej tyre si 21-vjeçarin Abdul B. dhe ka publikuar fotografinë e tij, duke bërë të ditur se ai ka lidhje të njohura me qarqe islamiste. Deri më tani nuk është kryer asnjë arrestim.

Brenda perimetrit të sigurisë është gjetur edhe një automjet i bardhë, që dyshohet se është përdorur në sulm.

Kancelari gjerman Friedrich Merz e dënoi ngjarjen, duke e cilësuar atë si "një sulm ndaj shoqërisë sonë", ndërsa premtoi se autorët do të hetohen dhe do të përballen me drejtësinë me "ashpërsinë më të madhe".

Ngjarja ka tronditur kryeqytetin gjerman, i cili ishte përgatitur të festonte Paradën e Krenarisë, por mëngjesin e së dielës u zgjua nën hijen e një tjetër sulmi të rëndë./dritare.net