Na ndiqni edhe në

Kronikë

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Roskovec, humb jetën edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Bejlere Plaka, e cila u plagos rëndë me armë gjahu nga Refit Buzi, ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ajo u transportua në gjendje kritike për jetën dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë.

Nga kjo ngjarje tragjike humbi jetën edhe bashkëshorti i saj, Kosta Plaku, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu. Vajza e çiftit u mor peng nga ish-bashkëjetuesi i saj, Refit Buzi, por u arrit të lirohej pas ndërhyrjes së forcave të Policisë.

Pas lirimit të saj, forcat speciale RENEA vijuan për disa orë negociatat me Buzin, duke tentuar ta bindnin të dorëzohej. Megjithatë, ai refuzoi thirrjet e policisë dhe më pas i dha fund jetës brenda automjetit ku ishte izoluar./K:C/dritare.net