Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Agron Shehaj merr kopjen e vetme të marrëveshjes për kredinë 302 milionë dollarëshe

Drejtuesi i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka marrë kopjen e vetme të marrëveshjes së konfidencialitetit për kredinë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA.

Ai u largua me vrap nga Kuvendi.

Marrëveshja është bërë objekt diskutimesh në Kuvend, pasi deputetët mund të njihen me përmbajtjen e saj vetëm pasi të firmosin marrëveshjen e konfidencialitetit.

Sipas njoftimit të Niko Peleshit, deputetët kanë mundësi ta lexojnë dokumentin në ambientet e përcaktuara nga Kuvendi por nuk do u vihet në dispozicion kopje e marrëveshjes../L.F-dritare.net